Policia e Ferizajt në aksion, brenda një javë rreth 1500 gjoba
BKT
Kronika

Policia e Ferizajt në aksion, brenda një javë rreth 1500 gjoba

RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve, e në kuadër të këtyre masave, brenda një jave ka shqiptuar 1481 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 19 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje.

Ndërsa, janë raportuar 47 aksidente, prej tyre, 13 aksidente me lëndime, ndërsa 34 aksidente me dëme material.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në  reagim.


MË SHUME NGA Kronika