13:32 / 26.12.2023
Siguria në trafik, policia vazhdon planin operativ
RTKLive
Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve sipas policisë, gjatë javës së kaluar, 18 deri 24 dhjetor 2023, janë shqiptuar 3527 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
“Përveç planeve, policia ka pranuar denoncime nga qytetarët dhe mediet për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Angazhimet për sigurinë në trafik,. Sipas policisë në kryeqytet, do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.























