Themelorja nxjerr vendim, i akuzuari për dhunim dënohet me 5 vjet burg
BKT
Kronika

Themelorja nxjerr vendim, i akuzuari për dhunim dënohet me 5 vjet burg

M.Sh/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor të akuzuarit Sh.Sh për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe e ka dënuar me pesë vjet burg.

Po ashtu i akuzuari, sipas Themelores, detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

“E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në vendimin e gjykatës.


MË SHUME NGA Kronika