09:01 / 27.12.2023
Në Skenderajt dyshohet se një lokal shfrytëzohej si bastore
E. Hoti / RTKlive
Është arrestuar një person në Skenderaj pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij dyshohej për bixhoz.
Siç ka njoftuar policia në raportin 24 orësh gjatë kontrollit në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve, 1x100 €, 2x20€, 16x5€, 3x2€, 11x1€, 52x05 cent, 23x0.10 cent, 9x0.5cent dhe një lexues i tiketave .
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























