09:15 / 27.12.2023
Theret me thikë një i mitur në Gjakovë
Një i mitur është therur me thikë të martën në Gjakovë. Rastin në Polici e ka raportuar vetë viktima dhe ai po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor.
“Viktima mashkull Kosovar, i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.























