08:44 / 28.12.2023
Arrestohet një person me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës
SH.Ç/RTKlive
Policia ka theksuar se një person me shtetësi turke është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga ILEC.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në aeroportin “Adem Jashari”. Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga ILEC-u është arrestuar i kërkuari mashkull turk dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























