Policia heton vdekjen e një gruaje
BKT
Kronika

Policia heton vdekjen e një gruaje

RTKlive

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një gurje me aftësi të kufizuara që ka ndodhur të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Sipas policisë ajo ka shkuar për kontroll në këtë Qendër dhe është alivanosur në korridor.

Vdekjen e saj thuhet se e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin.

“Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika