13:31 / 28.12.2023
Gjendet e vdekur një grua në Graçanicë
B. H. | RTKlive
Një grua është gjetur e vdekur, të enjten, në Graçanicë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Sot në stacionin policor të Graçanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34-vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.
Ndërkohë raportohet se viktima është një grua 34-vjeçare nga Gjakova.























