Djegia e bredhit të Vitit të Ri, arrestohen katër persona në Han të Elezit
BKT
Kronika

Djegia e bredhit të Vitit të Ri, arrestohen katër persona në Han të Elezit

E. Hoti / RTKlive

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale " Nxitja e përçarjes dhe mos durimit" në Han të Elezit.

Rasti ka të bëjë me djegien e bredhit të Vitit të Ri në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit dhe afishet me mbishkrimin “Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve” në qytezë.

Policia kabërë të ditur se sot rreth orës 02:23, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri.

Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekip e zjarrfikësve kishte lokalizuar zjarrin.

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte iniciuar një rast për hetim "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin ,,Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’ dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale " Nxitja e përçarjes dhe mos durimit"

Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë,  e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë. 

Sipas njoftimit nga Policia, pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale " Nxitja e përçarjes dhe mos durimit".

Digjet bredhi i Vitit të Ri në Han të Elezit

M.P. / RTKlive

Digjet bredhi i Vitit të Ri në Han të Elezit, i cili ndodhej në oborr të komunës.

Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e  zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ‘Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim ‘Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur sot rreth ores 02:23.


MË SHUME NGA Kronika