19:48 / 28.12.2023
Në rrugën B sekuestrohen 6.4 kg shije nargjile pa banderola
Arlinda Sejda/RTK
Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës po zhvillon një aksion në disa lokale “Shisha Bar”, në rrugën B, nën dyshimin se produktet përcjellëse (shijet), janë pa banderola.
Zyrtarët e Doganës i kanë thënë RTK-së se ky aksion është ndërmarr për sigurinë e qytetarëve të cilët i frekuentojnë më shumë lokalet në fundvit.
Njësitet Antikontrabandë në njërën nga lokacionet kanë sekuestruar 6.4 kilogramë ( shije për nargjile- shisha).
“Në rastin konkret Dogana nuk ka pasur vetëm rol fiskal por edhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ndaj subjektit do të ndërmerren masat konform kodit doganor dhe akcizave”, kanë thënë zyrtarët e Doganës.
Aksioni po zhvillohet edhe në disa lokacione të tjera, në rrugën B.























