Këto janë masat ndaj dy shoferëve për vozitje të shpejtë në autostradë
BKT
Kronika

Këto janë masat ndaj dy shoferëve për vozitje të shpejtë në autostradë

E. Hoti / RTKlive

 Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka gjobitur dy shoferë me nga 300 euro  dhe ua ka ndaluar drejtimin e automjetit për tre muaj.

Siç njofton Policia, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h janë identifikuar dy shoferë në tejkalim të shpejtësisë, njëri ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi 188 km/h dhe tjetri me shpejtësi 205 km/h.

Të njëjtit janë gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.


MË SHUME NGA Kronika