83 aktakuza ndaj 123 personave për vepra penale
BKT
Kronika

83 aktakuza ndaj 123 personave për vepra penale

RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetre aktakuza, kundër njëqindenjëzetetre personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave.

Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër gjashtë personave për veprat penale të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet pos tjerash në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në ZKPSH, Prokuroria Themelore Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika