Policia arreston të dyshuarin për fajde në Shtime
BKT
Kronika

Policia arreston të dyshuarin për fajde në Shtime

M.P. / RTKlive

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit për dhënie të fajdes në Shtime.

“I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e cakatuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I arrestuari ndodhet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

 

 


MË SHUME NGA Kronika