Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara
BKT
Kronika

Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara

Sh.Ç/RTKlive

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë kryer operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në Gjakovë.

Janë sekuestruar një sërë pajisjesh që u mungonte dokumentacioni dhe që dyshohet se janë kontrabanduar.

Dogana ka njoftuar se malli i sekuestruar konsiderohet të jetë i vlerës 10 mijë euro.

“Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10,000.00 Euro”, ka njoftuar Dogana.


MË SHUME NGA Kronika