Serbia thotë se ka zbuluar armë në një makinë me targa RKS
BKT
Kronika

Serbia thotë se ka zbuluar armë në një makinë me targa RKS

Sh.Ç /RTKlive

Dogana e Serbisë ka thënë se një makinë me targa RKS kanë zbuluar dhe kanë parandaluar kontrabandën me armë, që sipas tyre, ishte fshehur në një makinë pasagjerësh.

Sipas një njoftimi, makina në të cilin ishin fshehur armët, u kontrollua nga doganierët serbë në pikëkalimin kufitarë në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë.

Sipas doganës serbe, me makinën Audi A8 me targa të Kosovës, po udhëtonin dy pasagjerë nga Prishtina.

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, theksohet në njoftim e Doganës së Serbisë.

Autoritetet e doganës serbe kanë thënë se doganierët kanë dorëzuar te policia dy personat që gjendeshin në këtë automjet  dhe kanë njoftuar prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme.


MË SHUME NGA Kronika