08:55 / 07.01.2024
Kërcënoi një person, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje në që ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës.
Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se të premtën deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari duke e kërcënuar e ka detyruar t’i jep para nga pazari.
“Gjithashtu edhe më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























