19:16 / 07.01.2024
Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
F.S / RTKlive
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në fshatin Babush të Ferizajt ka ndaluar shoferin i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 129 km/h.
Me këtë rast sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë - shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.























