Të shtëna me armë zjarri në Prizren, arrestohen të dyshuarit
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Sh.Ç/RTKlive

Afër lagjes së Spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Pesë persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka pësuar lëndime në këmbë.

Policia ka bërë të ditur se njësitet kanë dal në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.

“Rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervistuar”, ka njoftuar policia.


MË SHUME NGA Kronika