23:27 / 09.01.2024
Policia me kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e të dyshuarit
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim për lokalizimin e të dyshuarit i cili është i përfshirë në një vjedhje të rëndë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.
Rasti i vjedhjes së rëndë është raportuar në polici më 4 janar.























