Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, i konfiskohet patentë shoferi
BKT
Kronika

Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, i konfiskohet patentë shoferi

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 22 vjeçari,  i cili ka vozitur me gati dyfishin e shpejtësisë së lejuar, i është konfiskuar patentë shoferi për 6 muaj.

Ndaj tij, Policia ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 17:40 në rrugën " Rexhep Bislimi" në Ferizaj ka ndaluar shoferin H.S i moshës 22 vjeçare, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 78 km/h.

Me këtë rast, Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
 


MË SHUME NGA Kronika