Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë sonte rreth orës 20:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se rasti është duke u hetuar me qëllim identifikimin e të dyshuarve, ndërsa i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë gazetarja e RTK-së Jehona Zhitia në lidhje direkte nga Klinika emergjente ka thënë sipas mjekut kujdestar, Ejup Govori pas orës 21:00, ka arritur një person që është plagosur nga arma e zjarrit. Mjeku kujdestar nuk ka pranuar të flasë para kamerës për shkak të shërbimeve mjekësore që është duke u dhënë edhe pacientëve të tjerë, por ka thënë se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.
Govori tha se ai është plagosur në pjesët e poshtme të ekstremiteteve të trupit, ndërsa janë duke u kryer ekzaminimet mjekësore dhe pritet të hospitalizohet në Klinikën e Ortopedisë.























