09:31 / 12.01.2024
Tre të lënduar pas një rrahje mes disa personave në Suharekë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime pasi janë përfshirë në një rrahje në mes të disa personave në një restorant në Suharekë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Skënderbeu”, teksa personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar”, ka njoftuar Policia.
Për këtë rast me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.























