Sulmoi bashkëshorten me thikë,arrestohet një italian në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Sulmoi bashkëshorten me thikë,arrestohet një italian në Fushë Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje në Fushë Kosovë një të dyshuar, shtetas të Italisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij, shtetase  të Gjermanisë.

 Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 11.01.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull italian shtetas i Italisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


MË SHUME NGA Kronika