Arrestohet një person në Jarinjë, dyshohet se kishte vjedhur një veturë
BKT
Foto: Edina Avdiu/RTK
Kronika

Arrestohet një person në Jarinjë, dyshohet se kishte vjedhur një veturë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që nuk kishte asnjë dokument identifikimi.

I njëjti dyshohet se kishte vjedhur një veturë në Deçan.

"Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre në pikën e kalimit kufitar-Jarinje në dalje, sot, rreth orës 01:55, gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, në autobusin e vijës së rregullt Mitrovicë-Beograd, kanë hasur në personin V.O., i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’. Policia me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo-hetimore (kontakti me SP Deçan dhe intervistimi i personit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje sipas njoftimit gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së vjedhur  në rrugën ‘Isa Boletini’ në Mitrovicën  e Jugut.

Po ashtu, gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika