09:37 / 15.01.2024
Therje me thikë në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dielën dy persona pasi që dyshohen se kanë therur me thikë një person tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK në Prishtinë.
Sipas njoftimit, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti është iniciuar si “ Vrasje në tentativë”.























