Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik
BKT
Kronika

Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka pësuar lëndime trupore pasi e njëjta është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar në Kaçanik.

Siç njofton Policia, viktima nuk e ka njohur të dyshuarin dhe nuk ka dhënë detaje nëse i njëjti është identifikuar, por ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Tutje  u bë e ditur se gruaja e sulmuar seksualisht ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual dhe lëndim i lehtë trupor”.


MË SHUME NGA Kronika