Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy hajnave
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy hajnave

M.Sh/RTKlive

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për arrestimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë. Policia ka publikuar edhe fotografimit e të dyshuarve.

“Mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4, pika 4.1, 4.4, 4.12, lidhur me zbatimin e nenit 77, paragrafit 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale; "Vjedhja", konform  nenit 313 të KPRK-së”, njofton policia.Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, policia kërkon nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t'i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit:, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu raporton edhe për një rast tjetër vjedhje.

“Prishtinë, 16 janar  2024 - Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale; "Vjedhja", konform nenit 313 të KPRK-së”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika