09:17 / 17.01.2024
Ndalohet një person në Leposaviq, hyri ilegalisht nga Serbia
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në Leposaviq për kontrabandim me mallra dhe kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas njoftimit, në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, policia gjatë patrullimit ka vërejtur të ndaluar një automjet, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë.
Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore.
Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.























