Arrestohet një kirurg në Gjilan, dyshohet se sulmoi fizikisht kolegun
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë një kirurg në Spitalin e Gjilanit, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij.
Lajmin e për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:02, teksa viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehta trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Hashani.
Hashani ka njoftuar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ai është ndaluar për 48 orë në mbajtje.
Rasti, i cili është cilësuar si "Lëndim i lehtë trupor" po hetohen nga Policia e Kosovës në Gjilan.























