Arrestohet për kanosje dhe ngacmim një person në Prishtinë
BKT
Kronika

Arrestohet për kanosje dhe ngacmim një person në Prishtinë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje një person për kanosje dhe ngacmim në Prishtinë.

Ankuesja i ka thënë Policisë se rasti ka ndodhur nga 27 dhjetori dhe se i dyshuari e ka shqetësuar.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se ka qenë e shqetësuar, ngacmuar dhe e kanosur nga i dyshuari kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika