Gjuan për festë me karabinë, i konfiskohen arma
BKT
Kronika

Gjuan për festë me karabinë, i konfiskohen arma

M.Sh/RTKlive

Për t’i festuar festat e fundvitit, një qytetar nga rajoni i Prizrenit kishte gjuajtur me pushkë, duke shkaktuar kështu rrezik për komunitetin. E nga 1 janari, policia kishte gjurmuar rastin dhe vetëm me 17 janar e kishte identifikuar, duke ia konfiskuar karabinën me disa fishekë.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren me datë 17/01/2024, kanë pranuar një informate  se me datë 01/01/2024, ka pas  gjuajtur me armë zjarri, në festen e vitit te ri në fshatin Billush të Prizrenit. Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren gjatë hetimit të rastit  kanë arritur që të gjejnë dhe të sekuestrojnë  në cilësinë e provave materiale  një pushkë M48A e prodhimit jugosllave  dhe 11 fishekë, të i dyshuari H.B. i vitit të lindjes 1974 i cili nuk posedon leje për armë”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ndërsa gjatë intervistimit, sipas policisë,  i njëjti ka pranuar veprën penale.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet janë duke vazhduar për verat penale “Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm,” dhe  Mbajtje ne pronësi, posedim te paautorizuar te armeve”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika