11:13 / 19.01.2024
Gjenden të vdekur dy persona
V.Th. /RTKlive
Policia e Kosovës njofton se dy persona janë gjetur të vdekur gjatë ditës së enjte në Kosovë.
Sipas njoftimit një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malishevë, ndërsa në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një femër kosovare.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.
Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, thuhet në raportin 24 orësh të policisë























