Gjendet i vdekur një person në Tërpezë të Malishevës
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur një person në Tërpezë të Malishevës

E. Hoti / RTKlive

Një person është gjetur pa shenja jete në trotuar të premten në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar për RTKLive se  vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Kryesor e të Mjekësisë Familjare në  Malishevë.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar në fshatin Tërpezë të Malishevës. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF Malishevë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti  “hetim i vdekjes”, ka deklaruar Elezaj.

Ai bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika