09:02 / 20.01.2024
Një foshnjë vdiq në rrethana të panjohura në QKUK, Policia hap hetim
A.B / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka nisur rast hetimi të vdekjes së një foshnje.
Siç ka bërë të ditur Policia, foshnja po trajtohet në QKUK dhe nuk dihet se si ka vdekur.
“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.























