08:23 / 23.01.2024
Të shtëna me armë në Ferizaj pas një mosmarrëveshje mes disa personave
E. Hoti / RTKlive
Tre persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me një person, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:53, në Ferizaj.
“Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti i cili po hetohet nga organet kompetente është iniciuar si “Kanosje me armë zjarri”.























