10:09 / 23.01.2024
Dy të arrestuar në Skenderaj për posedim të paautorizuar të armëve
E. Hoti / RTKlive
Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i dy të dyshuarve të moshës së mitur është realizuar pasi tek te njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.























