E shantazhoi me publikim të fotografive intime, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

E shantazhoi me publikim të fotografive intime, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë me dyshimet për shantazh.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:20 në rrugën B.

I dyshuari kishte shantazhuar një femër me publikim të fotografive intime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika