09:28 / 24.01.2024
I vodhën gypa të bakrit dhe ia dëmtuan makinerinë, rasti po hetohet
E. Hoti / RTKlive
Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur të martën në “Rrugën 7-Shtatori” në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 euro dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24 mijë euro.
Ngjarja u tha se ka ndodhur në firmën e ankuesit, rreth orës 09:00.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin si “vjedhje e rëndë”.
Është informuar edhe prokurori.























