Caktohet masa e sigurisë ndaj të dyshuarve për rrëzimin e kulmit
BKT
Kronika

Caktohet masa e sigurisë ndaj të dyshuarve për rrëzimin e kulmit

E. Hoti / RTKlive

Gjykata Themelore në  Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për rastin e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, ku u lëndua një 23 vjeçare.

Themelorja ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj zyrtarit komunal Y.J., që dyshohet  për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Atij i është ndaluar qasja në zyrat e Komunës së Prishtinës dhe po ashtu të kontaktojë me kolegët e tij të punës.

Sipas Gjykatës kjo masë do të zgjasë deri më 21 shkurt dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga i pandehuri, do t’i zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Ndërkaq ndaj përfaqësuesit përgjegjës të kompanisë punuese në vendpunishten e kompanisë në fjalë, B.B. është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

“Gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri nuk e respekton masën e shqiptuar”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika