Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci, nuk ka të lënduar
BKT
Foto: Dubrovackidnevnik
Kronika

Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci, nuk ka të lënduar

RTKlive

Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Kroaci. Autobusi i cili u përshi në këtë aksident është i kompanisë “Deva Tours” me seli në Gjakovë.

Kompania Deva Tours ka bërë të ditur se asnjë pasagjer nuk është lënduar nga aksidenti në të cilin u përfshi njëri nga autobusët e kësaj kompanie. Kjo kompani ka bërë të ditur se pasagjerët dhe stafi kanë shpëtuar pa lëndime.

“Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime”, thuhet në njoftim. Tutje bëhet e ditur se pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit me një autobus tjetër.

“Sqarimi i rrethanave të aksidentit i përket autoriteteve përkatëse”, thuhet në një njoftim e kompanisë.

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

“Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet në njoftim.

Mediat në Koraci raportojnë se një person ka humbur jetën si pasojë e e këtij aksidenti ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë. Sipas dubrovackidnevnik.hr, një person nga Dubrovniku ka humbur jetën, kurse dy të tjerë janë lënduar

“Siç mësohet jo-zyrtarisht, në aksident ka humbur jetën një burrë nga Dubrovniku i cili ishte në një automjet privat. Dy persona u plagosën”, shkruan ky medium.


MË SHUME NGA Kronika