Ilegalisht futi 3,100 kilogram mollë nga Serbia, ndalohet nga Policia
BKT
Kronika

Ilegalisht futi 3,100 kilogram mollë nga Serbia, ndalohet nga Policia

SH.Ç/RTKlive

Një person në fshatin Zernosek në Leposaviq është kapur duke transportuar me furgon 3,100 kilogramë mollë. Sipas Policisë, i dyshuari nuk kishte asnjë dokumentacion përkatës për mallin.

Në njoftim thuhet se i njëjti e ka pranuar se kishte përdorur rrugë të paautorizuar për kalim të kufirit dhe mallin e ka futur nga Serbia në Kosovë.

"Personi i dyshuar lidhur me rastin ka pranuar se kishte përdorur rrugë të paautorizuar për kalim të kufirit dhe mallin e ka futur nga Serbia në Republikën e Kosovës. Referuar procedurave të mëtejme për trajtim të rastit automjeti dorëzohet në SPMK – Jarinje”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika