Gjuan veturën me sëpatë, arrestohet i dyshuari në Obiliq
BKT
Kronika

Gjuan veturën me sëpatë, arrestohet i dyshuari në Obiliq

M.P. / RTKlive

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit mashkull, i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kryer veprën “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar si dhe e kishte gjuajtur me një sëpatë duke i dëmtuar veturën”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika