08:59 / 25.01.2024
Identifikohen 500 euro të falsifikuara në një bankë në Mitrovicë
M.P. / RTKlive
Zyrtari i një banke në Mitrovicë të Jugut ka paraqitur rastin në polici për deponimin e parave të falsifikuara në vlerë prej 500 eurosh.
“Ankuesi mashkull kosovar - zyrtar i bankës ka raportuar se nga një klient, në bankomatin e bankës është deponuar një kartëmonedhe në vlerë 500 € që dyshohet se është e falsifikuar”, njofton Policia.
Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme nga njësitet policore. Rasti duke u hetuar.























