Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Han të Elezit
BKT
Kronika

Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Han të Elezit

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona mbrëmë rreth orës 23:50 në Han të Elezit për posedim të narkotikve.

Sipas njoftimit, ata derisa po qarkullonin në veturë janë ndaluar nga njësitet policore, ku gjatë kontrollit u kanë gjetur dhe konfiskuar tetë doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 10.62 gramë dhe një gjysmë cigare të mbushur me marihuanë në peshë 0.38 gramë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, teksa rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.


MË SHUME NGA Kronika