10:35 / 26.01.2024
I burgosuri sulmon dy gardianë në burgun e Pasjakut
E. Hoti / RTKlive
Një i burgosur në burgun e Pasjakut në Novobërdë, dyshohet se të enjten ka sulmuar fizikisht dy gardianë.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur)”, njofton Policia e Kosovës .
Për këtë rast u njoftua edhe prokurori. Ndërsa rasti është cilësua si “sulm ndaj personit zyrtar”.























