Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prizren
BKT
Kronika

Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prizren

Sh.Ç /RTKlive

Një 54-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prizren, gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se policia ka bërë hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar dëshmitarët në lidhje me rastin. Sipas ttij, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 05:20 është raportuar se në shtepin e saj, në rrugën Tefik Çanga në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54 vjeçare . Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi I pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se është hapur rasti “Hetim i vdekjes”.

 


MË SHUME NGA Kronika