Aksident me fatalitet, arrestohen tre persona për mosdhënien e ndihmës
BKT
Kronika

Aksident me fatalitet, arrestohen tre persona për mosdhënien e ndihmës

M.M. /RTKlive

Arrestohen tre persona për shkak të mosdhënies së ndihmës ndaj viktimës, ngase të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën.

Sikundër njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Gjilan, më 25.01.2024, në ora 00:50. Ndërkaq njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit, në ditën kritike, kanë qenë së bashku me viktimën dhe pas aksidentit nuk i kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika