Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë
BKT
Kronika

Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

M.M./RTKlive

Ka ndodhur një grabitje e armatosur në Rrugën B, në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 26 janar, 2024, në ora 23:40.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në një market, ku dy femra dhe një mashkull, kosovarë, punëtorë në një market, kanë rrëfyer se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur  kanë grabitur para kesh nga arka  dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

“Rr. B, Prishtinë 26.01.2024-23:40. Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar  se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur  kanë grabitur para kesh nga arka  dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 


MË SHUME NGA Kronika