08:56 / 29.01.2024
Vidhet një shtëpi në Zveçan
Sh.Ç /RTKlive
Një person nga Zveçani ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një pronari që gjendet jashtë shtetit.
Rasti dyshohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 23:35, e në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Për rastin është njoftua edhe prokurori, e rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së pronarit i cili gjendet jashtë shtetit, dhe nga aty dyshohet se kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin policor.























