Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike

Sh.Ç/RTKlive

Në Skenderaj, policia ka arrestuar dy  person të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”. 

 "Arrestimi i dy të të dyshuarve  është realizuar pasi gjatë kontrollit tek te njëjtit   është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike në sasi  prej 7.3 gram, dy grinder dhe një pako me rizlla", thuhet në njoftim.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.


MË SHUME NGA Kronika